Universitet

FJALIMI i Laert Duraj, themelues i KPT-së: Kini besim në dijet e marra dhe pranojeni çdo sfidë këtu në Shqipëri

Shkruar nga Liberale

FJALIMI i Laert Duraj, themelues i KPT-së: Kini besim në dijet e

Nga Laert Duraj*

Dhjetë vite më parë nisi rrugëtimi ynë i mbushur me sfida dhe vështirësi jo të vogla, nisur edhe nga fakti që ishim risi në atë kohë.

Ne ishim të parët që guxuam në një sektor ku pothuaj asnjë nuk kishte tentuar më parë, dhe ja tani, 10 vite më pas, me mbi 1000 studentë të diplomuar, tregojnë më së miri që ia kemi dalë!

Nuk janë thjesht 1000 të rinj që iu janë hapur dyert e të ardhmes në sektorë që ofrojnë siguri por janë edhe një aset i çmuar për vendin dhe ekonominë tonë, fakt që na bën jashtëzakonisht krenarë!

Këtu merita kryesore pa dyshim që i takon gjithë ekipit, pa përjashtim!

Prof. Dr. Luan Karçanaj, Rektori ynë i këtij 10 vjeçari zë një vend të veçantë, - FALEMINDERIT PROF!

Faleminderit Prof. Shpëtim Bozdos, Prof. Marenglen Gjonaj, Prof. Antoneta Deda që kanë qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës. 

Ndërsa koha nuk ecën njëlloj për të gjithë, kështu që faleminderit Prof. Dr. Piro Cipo për kontributin e vyer që ke dhënë për kolegjin profesional dhe për atë që do japësh për Tirana College of Technology, së bashku me Prof Marjetën, Piro Dhimitri, Ilirin, Ëngjëllin, Besnikun, Saimirin, Ervinin, Petron, Turin, Ladin, Hasanin të cilët kanë qenë që prej ditës së parë dhe dhjetra pedagogëve që i janë bashkuar ekipit tonë. Ky ekip nuk do të ishte i plotë pa Lidën, Ledin, Nordën, Joldën, Mirin, Vlasin, Mandin, Linën dhe shumë të tjerë, të cilëve iu kërkoj ndjesë për faktin që nuk po ua përmend emrin.

Dhe meqë koha, sidomos në këtë kampus ecën ndryshe, unë jam i bindur që në 10 vitet e ardhshme Rektori ynë aktual, Prof. Dr. Andonaq Lamani, me përvojën e çmuar dhe profesionalizmin e tij, do ta udhëheqë Tirana College of Technolgy drejt shndërrimit në një pol të rëndësishëm të arsimit shqiptar!

Kur dhjetë vite më parë, familja Xhura na priti me aq bujari, ky kompleks ishte me natyrë industriale.

Tashmë në këtë zonë tërësisht të transformuar gjatë këtyre 10 viteve, ky kompleks është kthyer në një simbol të jetës universitare, në të cilin tashmë TIRANA COLLEGE OF TECHNOLGY qëndron i barabartë mes të barabartëve.

E nëse 10 vite më parë duhej guxim për të hedhur hapin e parë, tani vendimi për t’u kthyer në kolegj universitar, sigurisht pa i hequr asnjë presje vëmendjes për diplomat profesionale, ishte një hap më se i natyrshëm.

Ekonomia jonë ka më shumë nevojë se kurrë për teknikë të lartë dhe inxhinerë gjithashtu.

Në 4 vitet e mia si anëtar i Komisionit të Veprimtarisë prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, së bashku me kryetarin, Z. Arben Pëllumbi, të cilin e falënderoj për praninë e fjalën e tij, kemi kaluar shumë iniciativa ligjore që kanë pasur në fokus kryesisht, industrinë, bujqësinë dhe turizmin. Këta sektorë janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë, ashtu si ju studentë të Kolegjit që do të diplomoheni sot.

Kapeni fort këtë moment të shkëlqyer, kini besim në dijet që keni marrë dhe pranojeni çdo sfidë këtu në Shqipëri pa u joshur nga rrugët në dukje të lehta të Europës. Me shumë gjasë kjo është  koha më e mirë e Shqipërisë dhe kam bindjen që me ju, këtu do jetë e shkëlqyer.

Dhe meqë të gjithë flasin për inteligjencën artificiale, ChatGPT etj., dua të ndaj me ju një lajm të mirë: sipas të gjitha analizave, sado që ato të  zhvillohen, nuk do të arrijnë kurrë të zëvendësojnë aftësitë tuaja profesionale, ndaj, ju uroj me shpirt suksese duke përdorur sloganin e Kolegjit: Ndërtoni botën tuaj në Shqipërinë tonë!

*Fjala e plotë e Laert Duraj, një prej themeluesve të Kolegjit Profesional të Tiranës, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, e cila përkon me 10 vjetorin e hapjes së këtij insittucioni të arsimit të lartë profesional. Prej vitit të ri akademik, KPT vjen si kolegj universitar, duke ofruar disa programe të ciklit bachelor, krahas atyre profesionale.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH