Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Parku Kombëtar i Butrintit, ku turistë nga e gjithë bota kanë zgjedhur që të vizitojnë këtë sit arkeologjik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se turistët prekin historinë dhe bukurinë e parkut.
“Mirëmëngjes dhe nga Parku Kombëtar i Butrintit që zgjohet çdo ditë me zërat e vizitorëve që vijnë nga e gjithë bota për të prekur historinë dhe bukurinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.