Bota

Vala e nxehtë në Europë shkakton katër viktima në Spanjë dhe Francë

Shkruar nga Liberale.al

Vala e nxehtë në Europë shkakton katër viktima në

Dy persona u gjetën të vdekur në rajonin e Katalonjës, në Spanjë, ndërsa tentonin të shuajnë një zjarr që kishte shpërthyer për shkak të temperaturave shumë të larta. Autoritetet thanë se trupat e pajetë u gjetën pasi zjarrfikësit arritën të fiknin flakët në zonën Torrefeta, pranë qytetit Kosko.

Ndërkohë, në Francë u regjistruan dy viktima të tjera për shkak të vapës së madhe, ndërsa zjarrfikësit ndihmuan rreth 300 persona të tjerë.

Qershori i kaluar ishte muaji më i nxehtë që prej fillimit të regjistrimit të temperaturave në Spanjë dhe Francë. Shërbimi meteorologjik iberik AEMET njoftoi se temperaturat kishin thyer të gjitha rekordet e mëparshme, që zakonisht regjistroheshin në korrik dhe gusht.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH