Bota

"Dita e Ashures"/ Mesazhi i Baba Mondit: Aty ku ka luftë, duhet të mbizotërojë paqja!

Shkruar nga Liberale

"Dita e Ashures"/ Mesazhi i Baba Mondit:  Aty ku ka luftë, duhet

Besimtarët bektashinj anembanë vendit kanë festuar sot Ditën e Ashures, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit bektashian.

Në këtë ditë simbolike, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi, përcolli një mesazh paqeje dhe dashurie mes njerëzve.

“Përpjekja për liri është detyra jonë për të drejtuar botën drejt paqes. Ne lutemi për paqe, për mirësi. Aty ku ka luftë, duhet të mbizotërojë paqja,” u shpreh Baba Mondi.

Dita e Ashures përkujton dëshmorinë e Imam Hysenit, nipit të Profetit Muhamed, i cili u vra në betejën e Qerbelasë. Pas 10 ditëve zie, kjo ditë kremtohet me përgatitjen e ashures një ëmbëlsirë tradicionale që simbolizon bashkimin, dashurinë dhe faljen.

Festa e Ashures mblodhi besimtarë në teqetë dhe familjet bektashiane, me lutje për harmoni, drejtësi dhe më shumë mirësi në shoqëri.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH