Globi

PAMJE NGA VENDNGJARJA/ 33 kuaj vriten nga një stuhi me rrufe

Shkruar nga Liberale

PAMJE NGA VENDNGJARJA/ 33 kuaj vriten nga një stuhi me rrufe

Masakra e kuajve ndoshi në Frosinones, Itali. Plot 33 kuaj u gjetën të pajetë në fshatin Casalattico, pas një stuhie të flmadhe me rrufe që ndodhi mbrëmë, e cila shkaktoi edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të banuara.

PAMJE NGA VENDNGJARJA/ 33 kuaj vriten nga një stuhi me rrufe

Zbulimi tragjik ndodhi mëngjesin e së mërkurës, më 21 maj: kafshët, që i përkisnin një mbarështuesi nga Colle San Magno, kishin gjetur strehim nën një grup pemësh në zonën e Cornacchia-s. Pikërisht nën atë grup pemësh ahu, kuajt u goditën nga një ose më shumë rrufe, të cilat i vranë menjëherë.

PAMJE NGA VENDNGJARJA/ 33 kuaj vriten nga një stuhi me rrufe

Vetë pronari zbuloi trupat e kafshëve, të gjitha të shtrirë përmbys: pranë tyre ishin disa zogj grabitqarë, gjithashtu viktima të goditjeve elektrike.

Policia pyjore dhe veterinerët shkuan menjëherë në vendngjarje dhe kryen inspektimet dhe kontrollet e nevojshme.

PAMJE NGA VENDNGJARJA/ 33 kuaj vriten nga një stuhi me rrufe

Analizat e para nga personeli mjekësor dhe rojet e pyjeve konfirmuan hipotezën e goditjes nga elektriciteti: në fakt nuk u gjetën shenja helmimi, të shtëna me armë zjarri dhe as ndërhyrje njerëzore.

Është një nga ngjarjet më serioze të lidhura me motin e keq në vitet e fundit në zonë, një tragjedi e madhe, siç nënvizoi kryetari i bashkisë së Casalattico, Francesco Di Lucia: "Fatkeqësisht, ngjarje të ngjashme kanë ndodhur, veçanërisht me kopetë e deleve. Këtë herë ishte radha e kuajve, dhe humbja është e madhe për mbarështuesin dhe për të gjithë komunitetin. Është një tragjedi që na prek thellë". /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH