Globi

SULMI i SHBA ndaj Iranit/ Vjen reagimi i parë nga Bashkimi Europian

Shkruar nga Liberale
SULMI i SHBA ndaj Iranit/ Vjen reagimi i parë nga Bashkimi Europian

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të mblidhen të hënën për të diskutuar situatën e krijuar pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, përmes një postimi në platformën “X” ka theksuar se nuk duhet lejuar që Irani të zhvillojë armë bërthamore, pasi kjo do të përbënte një rrezik serioz për sigurinë ndërkombëtare. Ajo gjithashtu ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe kthim në tryezën e bisedimeve.

Irani nuk duhet të lejohet të prodhojë armë bërthamore, sepse kjo do të ishte një kërcënim për sigurinë globale. U bëj thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të rikthehen në negociata dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm,” - ka deklaruar Kallas.

Ndër të tjera ajo shtoi se ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë nesër për situatën aktuale dhe hapat që mund të ndërmerren.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH