Sara Gjordeni ka qenë një nga personazhet më të komentuar në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania. Bukuroshja brune ishte shumë e përfolur për dinamikat brenda e po ashtu edhe për raportin me Bardhin.
Së fundmi nodelja i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në rrjete sociale. E një prej tyre kishte të bënte me atë nëse ka pasur ndonjëherë ankth apo probleme të tilla.
“A të ka ndodhur të kesh ankth dhe simptoma si probleme me frymëmarrje?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.
“Vetëm javën e fundit në Big Brother më ka ndodhur nga dallaveret dhe padrejtësitë që u bëra shumë keq çdo ditë që kalonte”, u shpreh ajo.
Më tej ajo tha: “Unë jam njeri shumë i drejtë por më dënon impulsiviteti”.