Babai i Rihanna-s, Ronald Fenty, ndërroi jetë më 30 maj si pasojë e dështimit akut të frymëmarrjes, të shkaktuar nga kanceri në pankreas dhe pneumonia nga aspirimi, një infeksion i rëndë bakterial në mushkëri.
TMZ ka siguruar certifikatën e vdekjes, në të cilën thuhet se Fenty vuante gjithashtu nga dështim akut i veshkave dhe nekrozë tubulare, që tregojnë për dëmtime të mëdha në sistemin urinar.
Kujtojmë se ai ndërroi jetë në spitalin Cedars-Sinai në Los Angeles, në moshën 71-vjeçare.