Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka treguar së fundmi një bisedë interesante që ka pasur me presidentin rus, Vladimir Putin. Duke bërë pak humor, Trump tha se Putin i kishte thënë se kishte më shumë respekt për bashkëshorten e tij, Melania Trump, sesa për të vetë.
“Putin më tha: ‘Ne e respektojmë shumë gruan tënde.’ Unë i thashë: ‘Po mua?’ Ai më tha: ‘Na pëlqen më shumë Melania.’ Nuk e di a ishte mirë kjo apo jo,” – u shpreh Trump me shaka.
Këto komente ai i bëri pak para se të nënshkruante një ligj të ri të quajtur “Take It Down” (Hiqe), i cili është mbështetur nga Melania Trump. Ky ligj e ndalon publikimin apo kërcënimin për të publikuar video ose foto me përmbajtje seksuale pa lejen e personit që shfaqet në to. Ai përfshin edhe videot e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale, të njohura si “deepfakes”.
Trump u shpreh gjithashtu se është i sigurt që Rusia do t’i japë fund luftës në Ukrainë.