Një seri tërmetesh goditën fundjavën që kaloi rajonin e Evias në Greqi, duke shkaktuar shqetësim tek banorët. Si masë sigurie, të gjitha shkollat në zonën Mantoudi-Limni-Agia Anna u mbyllën të hënën.
Sipas Observatorit Kombëtar të Athinës, tre tërmete me magnitudë nga 4.1 deri në 4.5 ballë u ndjenë që nga dita e diel. Lëkundja më e fortë, me magnitudë 4.5, ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës dhe u ndje edhe në Athinë, rreth 80 kilometra larg.
Deri tani, të paktën 20 banesa, dyqane dhe një manastir kanë pësuar dëme. Autoritetet po kontrollojnë godinat për siguri, ndërsa banorët janë këshilluar të qëndrojnë të kujdesshëm.
Presidenti i Organizatës për Mbrojtjen nga Tërmetet në Greqi, Efthymios Lekkas, tha se lëkundjet mund të vazhdojnë edhe për disa ditë apo javë. Ai shtoi se megjithëse kjo zonë nuk është e njohur për tërmete të forta, rasti tregon se gjithmonë duhet pasur kujdes.