Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur në Kinë, ku qindra pllaka nga çatia e një kulle të vjetër kanë rënë në tokë, shumë afër vizitorëve që ndodheshin aty pranë. Ngjarja ndodhi në provincën Anhui, në Kullën e Daulleve, e cila është një nga kullat më të mëdha në vend.
Pamjet e filmuar nga njerëzit në vendngjarje tregojnë momentet kur pllakat bien me shpejtësi nga lart dhe përplasen në tokë. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua, sipas autoriteteve lokale.
Kjo kullë është ndërtuar që në vitin 1375, gjatë Dinastisë Ming, dhe është restauruar në vitin 1995. Pas incidentit, vendi është mbyllur për vizitorët dhe është nisur një hetim për të parë pse ndodhi rënia e çatisë dhe nëse puna e restaurimit ishte bërë siç duhej.
Ekspertë të fushës janë dërguar në vendngjarje për të ndihmuar me hetimet dhe për të kontrolluar sigurinë e ndërtesës.
Kulla do të qëndrojë e mbyllur deri në një njoftim të dytë, ndërsa vazhdojnë riparimet dhe hetimi.