Afro 2,800 doganorë në qytete të mëdha të Gjermanisë, si Berlini, Mynihu dhe Kolni, kanë kryer kontrolle në kantieret e ndërtimit dhe kanë zbuluar shumë shkelje. Në një kantier pranë Kolnit, u gjetën gjashtë punëtorë nga Kosova dhe Bjellorusia që punonin ilegalisht.
Shumë punëtorë nuk kishin leje qëndrimi dhe nuk u ishte paguar paga minimale. Doganierët zbuluan gjithsej 1,800 shkelje të ndryshme, duke përfshirë edhe mospagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Disa punëtorë kanë marrë vetëm “disa euro” për punën që kanë bërë.
Ministri i Financave i Gjermanisë, Lars Klingbeil, tha se do të vazhdojnë të luftojnë punën e paligjshme dhe do të forcojnë kontrollet për të ndaluar abuzimet në këtë sektor.