Bota

I akuzuar se po i zvarrit bisedimet për paqe me Ukrainën, Putin vizitë të PAPRITUR në...

Shkruar nga Liberale

I akuzuar se po i zvarrit bisedimet për paqe me Ukrainën, Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e bëri një vizitë të papritur të mërkurën në rajonin Kursk të Rusisë, në një kohë kur ai po akuzohet se po i zvarrit bisedimet për paqe me Ukrainën.

Kjo ishte vizita e tij e parë në Kursk prej kur trupat ruse i zmbrapsën forcat ukrainase nga pjesët e pushtuara të këtij rajoni pas një inkursioni ukrainas vitin e kaluar.

Televizioni shtetëror shfaqi Putinin duke u takuar me disa grupe banorësh në Kursk, si dhe me guvernatorin e përkohshëm të rajonit, Aleksander Khinshtein.

Trupat ukrainase nisën inkursionin në gusht të vitit të kaluar, në një sulm të guximshëm që e kishte zënë në befasi Rusinë. Një kohë Kievi tha se kontrollonte rreth 1.400 kilometra katrorë të rajonit. Muajin e kaluar, Moska pretendoi se i ka zmbrapsur ushtarët ukrainas duke i dhënë fund inkursionit.

Vizita e Putinit vjen mes akuzave se ai po i zvarrit bisedimet për paqe për ta përfunduar konfliktin më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai akuzohet se po e bën këtë në përpjekje për të fituar sa më shumë territor dhe për ta forcuar pozitën e Moskës në tryezën e negociatave.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH