Një 71-vjeçar nga Prishtina, ka tentuar t’i japë fund jetës për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike që i kishte shkaktuar një lidhje jashtëmartesore.
Burri kishte krijuar një raport intim me një 41-vjeçare, e cila kohët e fundit kishte nisur t’i bënte shantazh duke i kërkuar para.
Mësohet se gruaja e kërcënonte se do t’i publikonte fotot intime me të dhe në këmbim ka përfituar shuma të konsiderueshme parash.
“Më 16.09.2024 është identifikuar dhe arrestuar shtetasja 41-vjeçare, e cila dyshohet se ka shantazhuar një shtetas se do ‘ti publikonte disa foto të tij. Përmes shantazhit e dyshuara ka arritur që të marrë nga viktima një shumë të madhe parash. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Mediat në Kosovë, shkruajnë se policia ka arrestuar 41-vjeçaren Leonora Gashi.
Dyshohet se shuma e parave që shtetasja në fjalë, i kishte marë të moshuarit nën kërcënim se fotot intime do t’ua dërgonte familjarëve, shkojnë deri në 50 mijë euro.