Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të 13-të.
Kryesuesi i seancës Avni Dehati mori fjalën e tij pasi u mblodhën 113 deputetët. Dehari ka propozuar votim të fshehtë, por partitë e tjera nuk ranë dakord, pasi është në kundërshtim me rregulloren.
PDK, LDK, AAK dhe Lista edhe këtë herë nuk e kanë propozuar asnjë emër. 56 vota ishin për, një kundër e asnjë abstenim. Seanca konstituive tjetër e radhës do të jetë të dielën në orën 10:00.
Dështimi më i fundit ndodhi të premten, pikërisht tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.
Sikurse në seancat e ditëve të kaluara, edhe të premten kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi sërish formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.