Kosova

Ish-deputeti Gramos Agusholli lirohet pas ndalimit në pikën kufitare të Merdarës

Shkruar nga Liberale.al

Ish-deputeti Gramos Agusholli lirohet pas ndalimit në pikën kufitare

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli, është liruar pasi u ndalua nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdarë, gjatë udhëtimit të tij tranzit për në Slloveni.

Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi njoftoi se për këtë rast janë informuar edhe misionet diplomatike të vendeve të KUINT-it dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Beograd.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të ditur se z. Agusholli është liruar dhe ka vazhduar rrugën për në destinacionin e tij në Slloveni.

Në njoftimin e ministrisë thuhet gjithashtu se MPJD do të vazhdojë të ndjekë me kujdes çdo situatë që shkel të drejtat e qytetarëve të Kosovës. Ministria i kërkon Bashkësisë Ndërkombëtare që të reagojë ndaj Serbisë dhe të ndalojë veprime të tilla represive, që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe konventat për të drejtat e njeriut.

Gramos Agusholli ka shërbyer më herët si deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Liberale Newsroom

A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
SHQIPENGLISH