Bota

Përmbytje të rënda në Nigeri: Mbi 50 shtëpi të shkatërruara në qytetin Mokwa

Shkruar nga Liberale.al

Përmbytje të rënda në Nigeri: Mbi 50 shtëpi të

Përmbytje të mëdha kanë goditur qytetin Mokwa në shtetin Niger të Nigerisë, pas reshjeve të dendura që kanë zgjatur për disa orë. Kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave në këtë shtet, Abullahi Baba-Arah, tha se mbi 50 shtëpi janë shkatërruar bashkë me gjithçka ndodhej brenda tyre.

Sipas autoriteteve, lagjet më të prekura janë Tiffin Maza dhe Anguwan Hausawa, ku banorët janë përballur me dëme të mëdha dhe rrezik për jetën.

Kreu i distriktit të Mokwa-s, Muhammad Shaba Aliyu, u shpreh se kjo është përmbytja më e rëndë që ka ndodhur në këtë zonë në 60 vitet e fundit. “I lutemi qeverisë të na ndihmojë,” tha ai me shqetësim, ndërsa komuniteti përpiqet të përballojë pasojat.

Veriu i vendit është goditur vazhdimisht nga moti i keq, veçanërisht gjatë vitit 2024, ku shumë zona u përmbytën, duke shkaktuar humbje të jetëve, dëme në shtëpi dhe infrastrukturë, si dhe zhvendosje të banorëve.

Kujtojmë se në vitin 2022, përmbytje të tjera të mëdha në Nigeri detyruan rreth 1.3 milionë njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke shkaktuar mbi 600 viktima. 

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH