Showbiz

Rozana Radi tregon historinë e dashurisë së prindërve: “Babai e rrëmbeu mamin”

Shkruar nga Liberale.al

Rozana Radi tregon historinë e dashurisë së prindërve:

Në një intervistë të sinqertë dhe plot humor në emisionin “E Diell” në Top Channel, këngëtarja Rozana Radi rrëfeu historinë e dashurisë së prindërve të saj, e cila nuk ishte aspak e zakonshme.

Rozana tregoi se prindërit e saj nuk kanë bërë një dasmë tradicionale, sepse familja e nënës nuk e pranonte babain e saj. Gjyshja nuk e donte si dhëndër, ndaj babai i Rozanës mori një vendim të guximshëm: e mori mamanë pa lejen e familjes, thjesht nga dashuria.

Ata ishin njohur në vendin e punës dhe, edhe pse kishin shumë pengesa, nuk hoqën dorë nga njëri-tjetri. Rozana tregoi edhe një moment qesharak: gjyshi e kishte pyetur babain nëse dinte këngë partizane, si një lloj prove për ta pranuar apo jo.

Kur nëna e saj mbeti shtatzënë me motrën e madhe të Rozanës, ajo vendosi të jetonte me njeriun që donte, duke sfiduar zakonet e kohës.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH