Aktualitet

Fshihet fjala “femicid” nga pllaka përkujtimore e Ilaria Sulas në Itali! Reagon familja

Shkruar nga Liberale.al

Fshihet fjala “femicid” nga pllaka përkujtimore e Ilaria Sulas

Në Universitetin e Salentos në Itali është dëmtuar një pllakë përkujtimore kushtuar Ilaria Sula, studentja shqiptare 22-vjeçare që u vra në Romë nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson.

Në pllakatën që ndodhet në një nga sallat e universitetit, shkruhej:
“Ky vend është i rezervuar për Ilaria Sula, e vrarë për shkak të femicidit. Sot edhe ajo duhej të ishte në leksion.”

Por dikush ka fshirë me stilolaps fjalën “femicid” nga kjo fjali, duke shkaktuar reagime të ashpra.

Departamenti i Shkencave Humane dhe Sociale i universitetit reagoi me një postim në rrjetet sociale, duke e quajtur këtë një akt të turpshëm dhe një ofendim për kujtimin e Ilarias dhe të të gjitha viktimave të dhunës me bazë gjinore. Ata theksuan se universiteti është i përkushtuar të luftojë çdo formë dhune dhe diskriminimi dhe do të vazhdojë të punojë për ndërgjegjësim dhe barazi.

Babai i Ilarias, Flamur Sula, është shprehur i tronditur nga ky veprim, duke thënë:
“Po fyejnë kujtimin e saj dhe të vajzave të tjera të vrara si ajo. Jam pa fjalë... fatkeqësisht në këtë botë ka edhe njerëz të tillë.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH