Plagoset me armë zjarri 21-vjeçari në Golem. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pas mesnate te rrethrrotullimi i Golemit.
Burime bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur Luiz Sheqi, i cili ndodhet në spital ku ka marrë mjekim. Autor i plagosjes është Shpëtim Dedja i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Burime nga policia thonë se ka pasur një sherr të mëparshëm mes tyre.
"Dyshohet se plagosi me armë zjarri 21-vjeçarin, Policia identifikon 36-vjeçarin dhe po punon për kapjen e tij.
Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim, shtetasi L. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës, me dëmtime në këmbë, të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri. Ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet dyshohet se autori i plagosjes është shtetasi Sh. D., 36 vjeç, banues në Golem. Po punohet për kapjen e tij dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.", njofton policia.