Aktualitet

Sherr mes dy të rinjve në Tropojë, plagoset me thikë 23-vjeçari, shpallet në kërkim autori

Shkruar nga Liberale

Sherr mes dy të rinjve në Tropojë, plagoset me thikë

Plagosi me mjet prerës, 23-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, policia ka arritur që të identifikojë dhe të shpallë në kërkim autorin.

Sipas informacioneve të policisë autori është një 18-vjeçar nga Bajram Curri.

“Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Tropojës, është paraqitur shtetasi A. B., 23 vjeç, banues në Dojan, me dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjet prerës. Aktualisht ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.    

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi A. B. është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga shtetasi O. L., 18 vjeç, banues në Bajram Curri.  Shtetasi O. L. është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij”, njofton policia.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH