Kosova

AKSIDENT I RËNDË/ Treni përplas makinën, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur në Kosovë

Shkruar nga Liberale
AKSIDENT I RËNDË/ Treni përplas makinën, 1 i vdekur dhe 3

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Jagodë të Klinës nē Kosovë.

Mësohet se treni ka goditur një makinë dhe si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:35 minuta, policia është njoftuar se në fshatin Jagodë-Klinë, treni ka goditur një veturë. Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes, gjersa tre të lënduarit e tjerë janë dërguar për ndihmë mjekësore në Emergjencen e Spitalit Rajonal të Pejës”, njofton policia e Kosovës.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH