Kosova

Kush është nëna shqiptare dhe djali 3 vjeç nga Kosova që humbën jetën në Kanada

Shkruar nga Liberale

Kush është nëna shqiptare dhe djali 3 vjeç nga Kosova

Ngjarja tragjike u regjistrua në lagjen Lachine të Montrealit, ku një grua 34-vjeçare dhe djali i saj trevjeçar humbën jetën pas mbytjes në një pishinë rezidenciale mbrëmjen e së martës. Viktimat të identifikuar si Elzina Ramosaj Morina dhe djali i saj i mitur, janë me origjinë nga Kosova, komuna e Deçanit. Pavarësisht përpjekjeve nga policia dhe ndihmësit mjekësorë, gruaja dhe fëmija u shpallën të vdekur në vendngjarje. Sipas hetimeve nga Policia e Montrealit (SPVM), duket se nuk ka element kriminal në këtë tragjedi.

“Ky ishte një incident aksidental”, konfirmoi oficerja Caroline Chèvrefils, zëdhënëse e SPVM-së.

CTV News shkruan se dyshohet se djali ka rënë fillimisht në pishinë, ndërsa nëna është hedhur për ta shpëtuar, por ajo nuk dinte not. Sipas disa banorëve të zonës, nëna dhe djali i vogël ishin parë së fundmi duke marrë pjesë në një paradë festive. Zyra e mjekut ligjor është njoftuar për këto vdekje dhe një hetim është duke u zhvilluar nga mjeku ligjor Dr. Edgard Nassif.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH