Aktualitet

“BMW-ja” bie në greminë, plagosen dy të rinjtë

Shkruar nga Liberale
“BMW-ja” bie në greminë, plagosen dy të rinjtë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gostim-Gramsh, në fshatin Gjyrale. “Panorama” mëson se një makinë tip “BMW” ka përfunduar në greminë dhe për pasojë janë plagosur dy të rinj.

Mësohet se të rinjtë janë transportuar në spitalin kirurgjikal të Elbasanit, ndërsa një prej tyre, i cili ndodhet në gjendje më të rëndë do të transportohet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH