Aktualitet

Bilanci i Covid/ Ulet numri i viktimave dhe rasteve të reja

Shkruar nga Liberale
Bilanci i Covid/ Ulet numri i viktimave dhe rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri, teksa iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19.

Sipas MSH, gjatë 24 orëve të fundit, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19, përkatvsisht: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qyetetar nga Korça, të moshave 35-74 vjeç.

Po ashtu, janë kryer 3012 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 449 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 132 raste në Tiranë, 36 raste në Korçë, 24 raste në Durrës, 21 raste në Berat, 20 raste në Shkodër, 17 raste në Fier, 14 raste në Elbasan, 13 raste në Gjirokastër, 11 raste në Devoll, 10 raste në Kurbin, Pogradec, Gramsh, 9 raste në Malësi e Madhe, 8 raste në Kavajë, Vlorë, Sarandë, 7 raste në Kukës, 6 raste në Krujë, Lezhë, Lushnje, Ura Vajgurore, 5 raste në Krujë, 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Peqin, Dropull, 3 raste në Delvinë, Prrenjas, Kolonjë, Skrapar, 2 raste në Mirditë, Përmet, Vau i Dejës, Divjakë, Kuçovë, Vorë, Patos, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Tropojë, Selenicë, Belsh, Dibër, Bulqizë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88,349 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 343 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2900 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 62,248 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Statistika (26 Mars 2021)

Raste të reja ditore 449

Të shëruar në 24 orë 589

Të shtruar në spitale 343

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 3012

Testime totale 545,244

Raste pozitive 123,216

Raste të shëruara 88,349

Raste Aktive 32,675

Humbje jete 2192

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH