Aktualitet

Basha: Nëse BE na thotë ‘Jo”, shkak janë arrestimet e Ramës

Shkruar nga Liberale
Basha: Nëse BE na thotë ‘Jo”, shkak janë arrestimet e

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimeve pas protestës së sotme në Unazë të Re.

Në një psotim në rrjetet sociale, Basha shkruan se akte të tilla të qevrisë Rama, si kjo e sotmj,a po pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE.

“Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro. Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë.

Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku. Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!”, shkruan Basha./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH