Aktualitet

Bardhi: Lleshaj jeton në 2 shtëpi, ndaj s'kupton protestën e banorëve

Shkruar nga Liberale
Bardhi: Lleshaj jeton në 2 shtëpi, ndaj s'kupton protestën e

Pas akuzave që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj bëri ndaj PD-së, për protestën te Unazë e Re, ka ardhur reagimi i demokratëve. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, në një reagim në rrjetet sociale, shkruan se Lleshaj nuk e kupton qëndresën e banorëve të Astirit, pasi vetë jeton në dy shtëpi të padeklaruara.

Sander Lleshaj nuk mund ta kuptojë qendresën e burrave, grave dhe fëmijëve në mbrojtje të shtëpive të tyre nga fadroma e korrupsionit të shefit të tij Edi Rama, sepse Sandër Lleshaj nuk ka derdhur ndonjëherë djersë për shtëpinë e tij.

 Ai jeton në dy shtëpi të padeklaruara. Për njërën ka marrë kredi të butë nga qeveria që në 2009 dhe, në mënyrë të paligjshme, nuk e ka përdorur deri në vitin 2018, sa janë të dhënat zyrtare.

 Shtëpia tjetër ku Sandër Lleshaj jeton është në Lalz, por ajo nuk figuron askund. Të gjithë e dinë që ministri katil, që nxjerr policinë kundër grave dhe fëmijëve, por nuk lufton krimin, jeton sa pranë qendrës së Tiranës, aq në Gjirin e Lalzit, në shtëpi të padeklaruara”, shkruan Bardhi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH