Aktualitet

Babai i 15-vjeçares, apel shtetit: Më kërcënojnë, dua shtëpi tjetër

Shkruar nga Liberale
Babai i 15-vjeçares, apel shtetit: Më kërcënojnë, dua

Babai i vajzës 15-vjeçare të abuzuar në shkollën "Azem Hajdari" në Babrru, ka dalë në marshim-protestën e zhvilluar sot në kryeqytet. Duke folur për mediat, ai tha se i kërkon shtetit një shtëpi tjetër, pasi nuk mund të rrijë në të njëjtën lagje, për shkak se është në hasmëri me familjen e abuzuesit.

“Dëgjova në parlament sot se Edi Rama denoncoi atë djalin. Po për veten time çfarë bëri Edi Rama. Nuk ka vajzë ai, ka djalë. Unë e dëgjova parlamentin në televizor, i lutem fëmijëve, vëllezërve dhe ministrisë së arsimit se fëmijët me një karamele, një akullore gënjehen.

Të rrinë sa më afër fëmijës mësuesja kujdestare, drejtori, drejtoresha, psikologia dhe jam vet i gjashtë jam në hasmëri. I lutem shtetit që të na çojë në një shtëpi tjetër, kam një hyrje në filan vend, të na e ndërrojë kokë për kokë. Shkoj tek shtëpia në Paskuqan, më bëjnë shantazhe, do të vras.

Aty është komunitet i vogël, unë tani kam shkuar në Babrru, ku gjejnë e bëjnë. I lutem drejtoreshës e Ministrisë së Arsimit, mirë që e vuajti vajza ime, mos ta vuajnë të tjerët. Ai që e bëri, u kalbt atje. Unë do e kisha vrarë, po mirë që hyri në burg. Nëse qeveria nuk i jep dënimin e merituar, do ia jap unë si prind. Ai mos të dalë gjallë se jo vetëm mua, por të gjithëve, por kanë pasur frikë të flasin në Babrru”, tha ai.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH