Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në hotelin ku janë të akomoduar afganët në vijen e parë të bregdetit të Shëngjinit.
Në lidhje me rastin ka ndërhyrë menjehrë policia të cilat kanë shoqëruar në komisariat babain dhunues së bashku me vajzën. Ndaj 42-vjeçarit është ngritur akuza e dhunës në familje, ndërkohë që vajza e tij e mitur është pajisur menjëherë me urdhër mbrojtje.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe po punohet për sqarimin e rrethanve dhe motiveve të ngjarjes.
Në Shëngjin vijojnë të qëndrojnë prej gati 2 vitesh një numër i konsiderueshëm afganësh të cilët u larguan nga vendi i tyre pas ardhjes në pushtet të talebanëve.
Ky nuk është rasti i parë që ky komunitet bëhet pjesë i ngjarjeve të ndryshme, ku është dashur ndërhyrja e policisë.