Një shqiptar 41-vjeçar u gjet i vdekur pranë një vreshti në Rafinë të Greqisë, pasi u qëllua me armë zjarri në fytyrë.
Sipas mediave greke, viktima ishte takuar të martën në mbrëmje me tre persona të tjerë në Artemidë. Pas takimit, ata hipën në një makinë dhe ndaluan në një kryqëzim në Rafinë, ku ndodhi edhe krimi. Njëri nga personat, që viktima e përmendi më vonë si autorin, nxori armën dhe e qëlloi atë në faqe.
Megjithëse i plagosur rëndë, 41-vjeçari arriti të telefononte gruan e tij dhe t’i tregonte se ishte qëlluar. Më pas ai ndërroi jetë.
Autori është larguar me makinë dhe është ende në kërkim nga policia. Sipas autoriteteve, si viktima ashtu edhe autori ishin të njohur për raste të mëparshme që lidhen me drogën.