Aktualitet

Alibeaj: Mbetjet e mentalitetit komunist, kërcënim për partneritetin me SHBA

Shkruar nga Liberale
Alibeaj: Mbetjet e mentalitetit komunist, kërcënim për

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka folur në konferencën që po zhvillohet për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatikë Shqipëri- SHBA.

Alibeaj tha se marrëdhëniet mes dy vendeve përshkruhet nga dy fjalë, ndihmë dhe mirënjohje. Sipas tij, marrëdhëniet mes shteteve kanë pasur luhatjet e tyre,  kjo për shkak të aftësisë për të kuptuar dhe pranuar realitetin.

“Të jem i sinqertë, në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA ka pasur edhe periudha jo të shëndetshme. Ka pasur edhe ngërçe. Shkak për këto ngërçe kanë qenë kryesisht paaftësia jonë për të kuptuar, ndonjëherë edhe refuzimi për të pranuar, e pastaj për të vënë në jetë në politikën shqiptare, vlerat mbi të cilat funksionon shteti i së drejtës, demokracia dhe fuqia e votës në vendin mik, në SHBA. Mbetjet e mentalitetit të diktaturës komuniste, pushtetarët e korruptuar, ata që kanë vënë interesin e tyre mbi atë të shqiptarëve kanë qenë dhe mbeten kërcënimi më i madh ndaj partneritetit tonë me ShBA.

Edhe sot ka ende të tillë. Ka njerëz që kanë humbur busullën e që duan t’i tregojnë rrugën Amerikës. Kanë humbur rrugën në oborr dhe duan t’ia humbin rrugën edhe Shqipërisë. Nuk do t’ia dalin. Nuk do t’ia dalin sepse kanë kundër shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe historinë e tyre mbi 100 vjeçare”, tha Alibeaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH