Aktualitet

Alarm në aeroportin e Prishtinës

Shkruar nga Liberale
Alarm në aeroportin e Prishtinës

Alarm në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë

Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se janë njoftuar për një shpërthim të mundshëm. Zëdhënësja e policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë në mediat në Kosovë se janë marrë të gjitha veprimet për të menaxhuar situatën.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.

Nuk dihet ende se për çfarë rreziku bëhet fjalë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH