Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Mësohet se automjeti tip ‘Benz’ është përplasur me një motoçikletë ku kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i motorit.
Të plagosurit, ende të paidentifikuar ndodhen në spital ndërkohë që drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç, automjeti tip” Benz ” është përplasur me një motoçikletë, ku si pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri, ende të paidentifikuar.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.