Aktualitet

AKEP publikon draftin si do funksionojë regjistri “Mos më telefono”

Shkruar nga Liberale
AKEP publikon draftin si do funksionojë regjistri “Mos më

Telefonatat e marketimit të produkteve apo të shitjes së tyre, që në disa raste kthehen në shqetësim për klientët, do të vendosen nën kontroll.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka publikuar për këshillim publik një draft të Rregullores Për “Mbrojtjen e konsumatorëve dhe përdoruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike” ku në një prej anekseve sanksionohet edhe mënyra sesi do funksionojë regjistri “Mos më telefono”.

“Objekti i këtij Aneksi është përcaktimi i rregullave për sipërmarrësit ofrues të shërbimit publik telefonik që alokojnë numra për pajtimtarët dhe përdoruesit fundorë për regjistrimin e të dhënave të sakta të pajtimtarëve në lidhje me ID, zgjedhjen për përfshirje në Numeratorin Telefonik të Përgjithshëm, shërbimit të kërkimit të informacionit në numerator, si dhe krijimin e Regjistrit Do Not Call Me për të mundësuar pajtimtarët të mos marrin thirrjet/komunikimet pa kërkesë, nëse nuk e dëshirojnë këtë.

Propozimi është që secili operator duhet të krijojë një Bazë të Dhënash të Pajtimtarëve e cila të përmbajë zgjedhjet e pajtimtarëve për regjistrin Do Not Call Me dhe Numeratorin, dhe më pas këto të dhëna të përdoren për një regjistër kombëtar për thirrjet e pakërkuara dhe për ofrimin e shërbimeve të numëratorit telefonik dhe kërkimeve në numerator nga palët e interesuara.

Operatorët dhe administratori i regjistrit kombëtar Do Not Call Me kanë detyrimin që të sigurojë integritetin, saktësinë, përditësimin dhe ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit të pajtimtarëve sipas legjislacionit në fuqi, përfshirë Ligjin 9918/2008, Ligji Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, si dhe akteve të nxjerra në plotësim të tyre dhe/ose për këtë qëllim” vlerëson AKEP.

Kompanitë afat deri në 1 mars 2021

Sipas pikës 1 thuhet se çdo sipërmarrës ofrues i shërbimit publik telefonik që alokon numra për pajtimtarët përdorues fundorë të shërbimit publik telefonik, ka detyrim që të sigurojë për pajtimtarët e tij që të kenë të drejtën, pa pagesë, që të përfshihen në Numëratorin Telefonik të Përgjithshëm, të informohen për qëllimin e numëratorit dhe funksionet e disponueshme të kërkimit të informacionit në numerator si dhe në Regjistrin “Mos më Telefono” (Do Not Call Me), për të mos marrë thirrje/komunikime të pakërkuara tregtare.

Të njëjtët sipërmarrës kanë detyrime që duke filluar nga 1 mars 2021 në Përmbledhjen e Kontratës, të përfshijë dhe zgjedhjen e pajtimtarit për përfshirje në Numëratorin e Telefonik të Përgjithshëm dhe zgjedhjen e pajtimtarit për thirrjet/komunikimet pa kërkesë, apo për përfshirje në Regjistrin “Mos më Telefono”.

“Për përfshirjen ose jo të pajtimtarit në Numëratorin Telefonik të Përgjithshëm, Përmbledhja e Kontratës së Pajtimtarit duhet të përmbajë në mënyrë të qartë informacion për qëllimin e Numeratorit Telefonik dhe alternativat e mëposhtme të zgjedhjes: – Dëshironi që të dhënat tuaja (numri i telefonit dhe emri/mbiemri, ose dhe adresa) të publikohen në Numeratorin Telefonik të Përgjithshëm, të printuar dhe/ose elektronik: JO/ PO – Nëse Po, Dëshironi që dhe adresa juaj të publikohet në Numërator? JO / PO

Ofruesi i shërbimit ka detyrim që gjatë procesit të zgjedhjes të informojë pajtimtarin për qëllimin e Numëratorit Telefonik të Përgjithshëm dhe funksionet e disponueshme të kërkimit të informacionit në numërator. Për përfshirjen ose jo të pajtimtarit në Regjistrin “Mos më Telefono”, Përmbledhja e Kontratës duhet të përmbajë në mënyrë të qartë alternativën e mëposhtme të zgjedhjes: Dëshironi që në numrin tuaj të telefonit të merrni thirrje/komunikime pa kërkesë nga kompani marketing në numrin tuaj të telefonit?: PO/JO” thuhet në rregullore.

Ky dokument i jep të drejtë pajtimatarit të ndryshojë kushtet për këtë aspekt në çdo kohë pra nëse merr të vendosë të mos marrë dhe e kundërta. Kjo bëhet duke u paraqitur në pikat e shitjes.

“Çdo sipërmarrës ofrues i shërbimit publik telefonik që alokon numra për pajtimtarët përdorues fundorë të shërbimit publik telefonik, ka detyrim të mbajë një Bazë të Dhënash të Pajtimtarëve, në formatin e duhur elektronik, dhe që përmban të paktën informacionin dhe fushat e mëposhtme:

1) Numri i telefonit të pajtimtarit; 2) Emri, mbiemri i pajtimtarit/emri i biznesit; 3) ID e pajtimtarit: Numri Unik Personal/NIPT; 4) Adresa e pajtimtarit; 5) Zgjedhja e pajtimtarit për numëratorin telefonik të përgjithshëm: 1. “Jo”, 2. “Po” përfshihen në fushë të veçantë elementet që pajtimtari dëshiron të publikohen. 6) Zgjedhja e pajtimtarit për thirrjet/komunikimet pa kërkesë, pra a dëshiron të jetë pjese e Regjistrit Do Not Call Me (Mos më Merr në Telefon): 1. “Jo”, 2. “Po”” thuhet në rregullore. / Monitor.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH