Aktualitet

Reshje të dendura shiu, rënie gurësh në rrugët nacionale! Dëborë në këto dy akse

Shkruar nga Liberale
Reshje të dendura shiu, rënie gurësh në rrugët

Qarku i Kukësit këtë mbrëmje është përfshirë nga reshje të dendura shiu në zonat e ulëta dhe borë në zonat mbi 800 m mbi nivelin e detit.

Reshjet po shoqërohen me erëra të forta të cilat në orët në vijim mund të sjellin edhe problematika ne furnizimin me energji elektrike ne zonat malore.

Si pasojë e reshjeve ka rënie gurësh dhe bllokim turbinash në akset nacionale, ndërsa në akset turistike Kukës-Shishtavec dhe Bajarm Curri-Valbonë ka reshje bore.

Kompanitë kontraktore po punojnë për mbajtjen funksionale të këtyre dy akseve nacionale dhe rrugëve të tjera.

Në rrugën e Kombit nga Morina deri tek Tuneli i Kalimashit lëvizja e mjeteve bëhet pa probleme dhe lëvizja bëhet me praninë e rënies së reshjeve te shiut ndaj duhet kujdes nga përdoruesit e rrugës.

Në një njoftim të fundit kompania e mirëmbajtjes se rrugës se kombit ju bën thirrjeve drejtueseve të mjeteve që gjatë udhëtimit të kenë me vete pajisjet dhe gomat pasi nesër pritet që rruga e kombit të përfshihet nga reshjet e borës.

Kompania njoftoi se janë marrë të gjitha masat për kriposje, patrullim, mjete borëpastruese dhe për largimin e gurëve e inerteve në segmentet ku mund të ketë rënie të tyre në orët në vijim.

Reshjet ndërkohë kanë rritur nivelin e liqenit të Fierzës. Niveli aktualisht është 284.97 metër, prurjet 250 m3/sek.

Për momentin vetëm tre turbina ndodhen në punë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH