Aktualitet

"Zoti e di se si ka ndodhur", flasin pronarët e makinave të djegura në Vlorë: Nuk kemi konflikte me askënd

Shkruar nga Liberale

Tre makina u dogjën mëngjesin e kësaj të marte në Vlorë. Pronarët e mjeteve të djegura, kanë thënë për mediat de nuk kanë konflikte dhe nuk e dinë pse ka ndodhur ngjarja.

“Kemi këtë makinën e kuqe. Është e djalit, djali është është elektricist. Nuk kemi konflikt me askënd. Zoti e di sesi ka ndodhur. Nuk dyshojmë te askush se nuk kemi konflikte, asgjë”-shprehet gruaja.

Të njëjtë gjë ka deklaruar edhe pronari i makinës tip 'Ford', i cili ka deklaruar se nuk dyshon tek asnjë person.

“Unë punoj në ndërtim. Kam parkuar si çdo natë këtu. Nuk kam asnjë dyshim. S’e di pse më është bërë kjo gjë. Shpresoj që policia ta gjejë personin", u shpreh një nga pronarët e makinave të djegura, Nerizan Hoxha.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku makinat kanë qenë të parkuara poshtë pallatit. Dyshimet e para të policisë janë për zjarrvënie të qëllimshme, pasi dy prej makinave, asaj tip "Golf" dhe "Ford" i është vendosur lëndë djegëse, ndërsa është djegur edhe makina tjetër që ishte parkuar në mes të të dyjave.

Policia ka marre në pyetje pronarët e mjeteve, ndërkohë po këqyr dhe kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH