Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në kryeqytet. Policia njofton se rreth orës 16:40, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një vend roje të një fabrike në pronësi të shtetasi A.M.
Si pasojë e zjarrit fatkeqësisht ka humbur jetën shtetasi M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehohej aty.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.