Aktualitet

Vuçiç fajëson ndërkombëtarët: Jeni me dy fytyra! Pse e bombarduat Serbinë në vitin 1999, kurrë nuk do të ketë njohje të Kosovës, mund të na vrisni të gjithëve

Shkruar nga Liberale
Vuçiç fajëson ndërkombëtarët: Jeni me dy

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar ashpër edhe ndaj ndërkombëtarëve duke i cilësuar ata si njerëz me dy fytyra.

Vuçiç thotë se nuk ka për t’u njohur kurrë pavarësia e Kosovës, duke e cilësuar atë si krijesë që e krijuan ndërkombëtarët duke bombarduar Serbinë nga NATO në vitin 1999.

“Dyfytyrësia është emri i tyre i mesëm. Gjatë gjithë kësaj kohe kanë kërkuar të fajësojnë Serbinë për të njohur Kosovën. Kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, mund të na vrisni të gjithëve, kurrë Serbia nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Një krijesë që e krijuat duke bombarduar Serbinë. Për të biseduar, do të bisedojmë. Por njohja e Kosovës të harrohet”- tha Vuçiç

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH