Aktualitet

Vrau me shufër hekuri kolegun, dënohet shqiptari në Angli

Shkruar nga Liberale
Vrau me shufër hekuri kolegun, dënohet shqiptari në Angli

Një i ri shqiptar është dënuar me 22 vjet, për vrasjen e një kolegu të punës në një sulm që u filmua nga kamerat e sigurisë.

Shtetasi shqiptar Elton Sefa, 24 vjeç, goditi përgjegjësin John Woodward me një shufër metali mbi tre metra të gjatë, në 17 prill 2018.

BBC shkruan se trupi i 47-vjeçarit u gjet nga shërbimet e përpunimit të mbetjeve në Hatton Garden, Londra qendrore.

Kamerat e sigurisë të hapura nga policia, treguan Sefen duke ecur drejt Z. Woodward dhe duke e goditur atë me shufër hekuri tre herë.

Ende nuk është e qartë se çfarë e bëri Sefen të vriste Woodward. Sidoqoftë, në ditën e sulmit Woodward ishte ankuar te menaxheri i zyrës se Sefa ishte i mërzitur sepse pretendonte se ishte nënpaguar.

Pas sulmit Sefa kapi një aeroplan për në Amsterdam përpara se të udhëtonte për në Shqipëri, ku u arrestua në Shkurt 2019. Ai u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar në Janar 2020 për t’u përballur me gjyqin.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH