Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po zhvillon një vizitë në Berlin, ku u prit nga kancelari gjerman Friedrich Merz.
Fokusi i vizitës është mbështetja gjermane për Ukrainën, si dhe përpjekjet për të arritur një armëpushim me Rusinë. Në një takim me gazetarë, Zelensky deklaroi se raundi i ardhshëm pritet të zhvillohet në nivel teknik, por ai vetë është i gatshëm për një takim trepalësh me Presidentin amerikan, Donald Trump, dhe Presidentin rus, Vladimir Putin.
Theksojmë se ditën e hënë kancelari Merz i dha mbështetje Ukrainës për të realizuar sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi në territon rus, ndryshe nga ish-kancelari Scholz, i cili ka qënë më i kujdesshëm në lidhje me këto retorika.
Ndërkaq, Rusia pritet të njoftojë raundin e ardhshëm të bisedimeve të drejtëpëdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës. Më herët Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se një nga kërkesat kryesore të Rusisë në negociatat për paqe ishte statusi neutral i Ukrainës.