Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 43-vjeçarit Gjergj Krygja, paraditen e së mërkurës në fshatin Sumë te Dukagjinit.
43-vjeçari dyshohet se ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike dhe policia dyshon se ka më pak se një vit qe autoritetet italiane e e kanë depërtuar në Shqipëri.
Sipas “Panorama”, policia pret t’i dërgojë autoriteteve italiane një shkresë lidhur me depërtimin e 43-vjeçarit.
Krygja ishte shpallur në kërkim para dy vitesh edhe në Shqipëri, i dyshuar për kultivimin e lëndëve narkotike në zonën e Dukagjinit.
Policia po heton rreth veprimtarive të tij, por ende nuk dihet motivi i krimit. Po ashtu, ende nuk ka asnjë të dyshuar për autorin/ët e vrasjes./Gazeta Liberale