Aktualitet

Vrasja e 77 vjeçarit me thikë nga komshiu, Policia jep detajet

Shkruar nga Liberale
Vrasja e 77 vjeçarit me thikë nga komshiu, Policia jep detajet

Policia ka dhënë informacione për ngjarjen në fshatin Jaupas, Skrapar ku mbeti i vdekur një 77 vjecar. Ai është plagosur me thikë nga një 37 vjecar, i cili është vënë në pranga. Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës, pas një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi i plotë

Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e vrasjes me thikë të 77-vjeçarit.

Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH