Megan Ariel, videoja e së cilës është bërë virale në TikTok pretendon se është një prej 11 mijë personave të shkarkuar nga kompania Meta.
Në videon e saj, vajza nga Chicago, mezi i mban lotët, ndërsa thotë se, kjo ishte puna e saj e ëndrrave.
"Unë jam një nga 11 mijë punonjësit e shkarkuar nga Meta. Kam pasur ndjenjën se kjo do të ndodhë, atje janë bërë ndryshimet të mëdha. Ishte puna e ëndrrave të mia", dëgjohet të thotë ajo.
Javën e kaluar, themeluesi dhe CEO i Facebook, Mark Zuckerberg njoftoi pushimin e 11,000 punëtorëve, një nga pushimet më masive nga puna në SHBA. /Liberale.al
https://www.tiktok.com/@meganarielll/video/7164014195086986542?embed_source=120009725%2C120008483%3Bnull%3Bembed_blank&is_from_webapp=v1&item_id=7164014195086986542&refer=embed&referer_url=www.topalbaniaradio.com%2Fv7%2Fnje-nga-11-mije-punonjesit-e-shkarkuar-nga-meta-vajza-nga-shba-ja-emocionon-me-fjalet-e-saj%2F%3Ffbclid%3DIwAR2CSRjOBEUoEQajfOMUAIhZJRQVzujuPxkNsBnhk7Eb7LL_vwlJMHQUSOE&referer_video_id=7164014195086986542