Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ) njoftoi se tërmeti i fundit ka qenë me magnitudë 6.3 ballë dhe ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash. Afganistani ka një histori tërmetesh të forta, shumë prej të cilëve ndodhin në rajonin Hindu Kush që kufizohet me Pakistanin. Përpjekjet e ndihmave dhe shpëtimit pas tërmeteve të së shtunës janë penguar nga infrastruktura e shkatërruar pas dekadash lufte dhe mungesa e ndihmës së huaj që dikur ishte shtylla kurrizore e ekonomisë afgane, por që është tharë që kur talebanët morën pushtetin. Sistemi shëndetësor i Afganistanit, i cili mbështetet shumë në ndihmën e huaj, po përballet gjithashtu me shkurtime dhe shumë probleme./Liberale.al?Breaking: #Afghanistan was hit by another 6.3 magnitude earthquake this morning, shaking parts of the Western region where the earlier #HeratEarthquake killed over 2000 people.
WFP is on the ground providing emergency food assistance to the affected communities. pic.twitter.com/xOpLEuFTWp — World Food Programme in Afghanistan (@WFP_Afghanistan) October 11, 2023
