Aktualitet

Vdekja e dy shqiptarëve në Itali/ 26-vjeçari Altin Hoti kishte humbur vëllanë disa muaj më parë, në një aksident me makinë

Shkruar nga Liberale

Detaje të reja janë mësuar nga mediet italiane për aksidentin tragjik që ndodhi në 3:00 të mëngjesit të së premtes në Portogruaro, ku vdiqën 3 të rinj, dy prej të cilëve me origjinë nga Shqipëria. Ata janë Gjeci Egli dhe Altin Hoti, ndërsa mikesha që ishte me ta në makinën që përfundoi në kanal, ishte me origjinë italiane dhe quhej Giulia Di Tillio.

Për familjen Hoti, kjo ishte një tragjedi e dyfishtë, pasi Altini 26-vjeçar, pati kështu fatin e vëllait të tij më të vogël, i cili ishte aksidentuar për vdekje në të njëjtën zonë.

[caption id="attachment_1404345" align="alignnone" width="980"] Viktimat e aksidentit të sotëm[/caption]

Tragjedia e familjes Hoti

Familja e Altinit, kishte përjetuar tashmë zinë për humbjen e një djali, Admirit 19-vjeçar, i cili vdiq majin e kaluar në një aksident rrugor po në Portogruaro. Ai kishte vdekur nga përplasja e makinës që po drejtonte, ndërsa ndodhej në automjet me babanë e tij.

Shkaku i aksidentimit do të ishte rrëshqitja e Fiat Grande Punto, e drejtuar nga Admiri, i cili po lëvizte nga San Stino në drejtim të Portogruaro. Gjithçka ndodhi rreth orës 20 të mbrëmjes së 10 majit. Një Chevrolet po mbërrinte në drejtim të kundërt, drejtuesi i të cilit u përpoq të shmangte goditjen duke përfunduar në anë të rrugës. Përplasja ishte e pashmangshme dhe e dhunshme. Fiat praktikisht u nda në dy pjesë me motorin që ra dhe përfundoi në mes të unazës, ashtu si edhe një rrotë. Në mjet mbeti i vdekur djali, ndërsa babai i tij u plagos rëndë./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH