Aktualitet

Vasili publikon videon: Rama kishte të drejtë për Vangjush Dakon

Shkruar nga Liberale
Vasili publikon videon: Rama kishte të drejtë për Vangjush Dakon

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka risjellë një video të kryeministrit Edi Rama gjatë periudhës së fushatës elektorale për votimet e 30 qershorit për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se pas tërmeteve të fuqishme, Durrësi do ta kujtojë shumë gjatë atë.

Ai kërkon nga kryeministri që të bëhet “trim dhe ta thotë përsëri këtë që tha për Vangjushin më 30 qershor”.

"Po, po Edi Rama kishte te drejte per Vangjushin !? (VIDEO)

Pas tërmeteve te 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, Durresi i shkatërruar dhe i martirizuar, sigurisht do ta kujtoje shume gjatë Vangjushin…..

Prandaj është rasti qe Edi Rama te behet trim dhe ta thote përsëri kete qe tha per Vangjushin ne 30 qershor!?

A do ta thotë vallë ????", shkruan Vasili.  /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/849394535478787/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH