Lufta e Ukrainës ka nxjerrë në pah rrezikun se, tregjet mund të mbeten pa drithëra si; gruri, orizi, misri etj.
Ndryshimet klimatike, gjithashtu ndikojnë në prodhimin e drithërave dhe si pasojë edhe në rritjen e çmimit të tyre në mbarë botën. Ekspertët në Kopshtin Mbretëror Botanik në Kew të Londrës kanë hartuar një listë të bimëve, që nuk njihen shumë, por që mund të konsumohen deri në vitin 2050-n. Banania e egër është një lloj fruti, i cili shërben si ushqim në Etiopi. Fruti i bimës konsiderohet si i pangrënshëm, por kërcellet dhe rrënjët me niseshte mund të fermentohen dhe përdoren për të bërë qull dhe bukë. Një frut tjetër që mund të konsumohet në të ardhmen është pandanus dhe është i ngjashëm me ananasin. “Ne e dimë se ka mijëra lloje bimësh të ngrënshme që konsumohen në vende të ndryshme të botës. Kështu që mund të gjejmë disa zgjidhje për këto sfida globale të së ardhmes”, thotë studiuesi i Kew, Dr Sam Pirinon. Nga më shumë se 7000 bimë të ngrënshme në mbarë botën, vetëm 417 përdoren për ushqim. Pandanus-i Pandanusi është një pemë e vogël që rritet në zonat bregdetare që nga Ishujt e Paqësorit deri në Filipine. Gjethet përpunohen dhe përdoren për gatime në Azinë Juglindore, ndërsa frutat mund të konsumohen të papërpunuara ose të gatuara. “Është një ushqim rezistent ndaj klimës dhe shumë i shijshëm”, thotë studiuesja Dr. Marybel Soto Gomez.


