Polis

Inteligjenca nuk mjafton për të qenë nxënës i mirë, njihuni me tiparet e personalitetit që rrisin performancën e shkollës

Shkruar nga Liberale

Inteligjenca nuk mjafton për të qenë nxënës i

Përshtati dhe përgatiti për Liberale.al, Laert MIRAKU

A mund të ndihmojnë metodat e ndryshme në performancën shkollore të fëmijës, apo ai si nxënës do të ngecë në kurthin e fatit të caktuar nga personaliteti i tij? Njihuni me përgjigjet e kërkimit norvegjez.

Ndoshta nuk u takon prindërve dhe mësuesve nëse fëmija do të bëhet “yll” në shkollë, pasi personaliteti i tij, të cilin e mbart në gjene dhe do të ndikohet pak nga faktorët e jashtëm, do të luajë rol thelbësor në performancën e tij akademike. 

"Personaliteti është si llotaria, " thotë Eivind Ystrom, profesor i Psikologjisë së Personalitetit në Universitetin e Oslos, duke vlerësuar se notat e larta janë ndoshta një çështje fati. Ai arriti në këtë përfundim përmes hulumtimit që përgatiti së bashku me kolegët e tij mbi efektin e pesë karakteristikave të personalitetit në performancën e shkollës. Siç shpjegon ai, personaliteti dhe mënyra sesi ai formohet nga neurotizmi, ekstroversioni, pranueshmëria dhe ndërgjegjja lidhet ngushtë me strategjitë e përballimit, mënyrën e zgjidhjes së sfidave dhe emocioneve negative.

Ekipi shkencor përdori të dhënat nga Studimi Norvegjez i Nënës, Babait dhe Fëmijës (MoBa), një nga sondazhet më të mëdha shëndetësore në botë, me të dhëna për 114,000 fëmijë, 95,000 nëna dhe 75,000 baballarë.

Studiuesit ekzaminuan lidhjen midis performancës në shkollë dhe tipareve të personalitetit për 10,000 fëmijët e përfshirë në studim, duke u fokusuar në lexim, matematikë dhe gjuhë. Për më tepër, ata morën parasysh atë që njihet si efekti i "vëllaut", për të përjashtuar faktorë të tjerë shpjegues si familja dhe edukimi. Sipas Dr Ystrom, krahasimi midis vëllezërve dhe motrave me personalitete të ndryshme ishte ajo që e dallonte studimin e tyre nga ato të mëparshme.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH