Aktualitet

Vranësira dhe reshje gjatë mesditës, parashikimi i MOTIT për sot

Shkruar nga Liberale
Vranësira dhe reshje gjatë mesditës, parashikimi i MOTIT për

Të mërkurën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti do të shfaqet me kthjellime të herëpashershme, por nuk do të mungojnë as alternimet e vranësirave, të cilat lokalisht mund të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut priten gjatë orëve të mesditës, duke përfshirë pothuajse gjithë territorin e vendit. Reshjet do të jenë të karakterit të dobët.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim-juglindje me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s, ndërsa në lugina dhe zona bregdetare mund të arrijë deri në 10 m/s në intervale të caktuara.

Deti do të jetë relativisht e qetë, me valëzim që do të variojë nga 1 deri në 2 ballë.

 

 

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH