Universitet

Internship nga INSTITUTI LIBERAL PASHKO për studentët që monitoruan fushatën zgjedhore të 11 majit

Shkruar nga Liberale

Internship nga INSTITUTI LIBERAL PASHKO për studentët që

Fushatat zgjedhore nuk janë moment i rëndësishëm vetëm për politikanët, kandidatët, partitë politike, mediat apo institucionet që monitorojnë mbarëvajtjen e gjithë porcesit. Ato janë një moment i rëndësishëm edhe për studentët e komunikimit e të shkencave politike, për studiuesit e rinj të partive dhe teorive politike dhe gjithë ata që duan të përfshihen e të mësojnë se si ndërtohen dhe zbatohen strategjitë elektorale.

Fushtat janë një moment i mirë për të parë dhe studiuar fenomene shoqërore, politike dhe sociale, që në thelb ndërtojnë apo formësojnë një shoqëri, si dhe për të lexuar mentalitetin dhe mënyrën se si përkthehet vota, si lexohen programet elektorale, si përqasen partitë dhe kandidatët.

Në fillim të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Instituti Liberal Pashko startoi projektin “ZGJEDHJET- FUSHATA- AKTIVIZMI”, duke ofruar internshipe për 11 studentë të Universitetit Europian të Tiranës.

Internship nga INSTITUTI LIBERAL PASHKO për studentët që

Përmes këtij internshshipi ata patën mundësinë të shihnin nga afër se si ndërtohet një zyrë elektorale, si ndërtohet një strategji komunikimi, si jepet mesazhi, si ndërthet programi elektoral dhe si realizohet një takim elektoral në zonën apo qytetin ku jeton kandidati. Këtë eksperiencë të dorës së parë ata e morën përmes monitorimit dhe aktivizimit në fushatën një mujore të kandidatit të Koalicionit Euroatlantik, Hysen Xhura.

Në mbyllje të projektit, Instituti Liberal Pashko shpërndau Certifikata Pjesëmarrjeje për të gjithë studentët e aktivizuar, për kontributin e tyre përmes ideve dhe risive të sjella në zbatimin e strategjisë elektorale të kandidatit.

Internship nga INSTITUTI LIBERAL PASHKO për studentët që

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH